Shërohen edhe 54 pacientë nga COVID-19

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 15:13
Shërohen edhe 54 pacientë nga COVID-19

54 pacientë janë shëruar nga virusi COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.347”, njofton IKSHPK-ja.

 

54 TË SHËRUAR DHE 42 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK...

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Vendredi 2 octobre 2020

(Kosova Sot Online)