Aksidentohet një kamion në autostradë

  • A.P /
  • 30 May 2026 - 15:00
Aksidentohet një kamion në autostradë

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 09:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Prishtinë (kilometri i 51-të). Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy  persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia e trafikut e autostradës është marrë me procedurat në vendin e ngjarjes”.

 Krasniqi shtoi se njëri shirit i lëvizjes është bllokuar përkohësisht.

(Kosova Sot Online)