Mustafa shpreson se Gjermania do ta ndihmojë Kosovën në liberalizim të vizave

  • E.K /
  • 03 October 2020 - 15:52
Mustafa shpreson se Gjermania do ta ndihmojë Kosovën në liberalizim të vizave

Shefi i LDK’së, Isa Mustafa, ka uruar Gjermaninë në përvjetorin e 30’të të bashkimit dhe ka thënë se shteti gjerman do ta ndihmojë Kosovën në rrugën e liberalizimit të vizave dhe në integrim në BE.

“Në emër të LDK-së, uroj qytetarët dhe shtetin gjerman për përvjetorin e 30-të të bashkimit”, ka shkruar Mustafa në FB.

“Gjermania ndihmoi dhe përkrahu Kosovën në periudhat më të vështira dhe veçmas në shtetndërtimin tonë demokratik. Besoj fort se Kosova do të përkrahet nga Gjermania për lëvizje të lirë në vendet e Shengenit dhe në përpjekjet e saj për tu integruar në BE”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ribashkimi i Gjermanisë para 30 vjetëve  konfirmoi fitoren e vullnetit të popullit gjerman, nga të dy anët.

“Zhvillimi ekonomik dhe roli i prijës i Gjermanisë dëshmoi sinergjinë e pashterrur të popullit të ndarë me dhunë, i cili asnjëherë nuk u pajtua me murin ndarës. Gjermania ishte prijëse e rrënimit edhe të mureve tjera ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian, të bashkimit dhe integrimit të tyre në një treg unik dhe lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave”, ka shkruar Isa Mustafa.

 

Ribashkimi i Gjermanisë para 30 viteve konfirmoi fitoren e vullnetit të popullit gjerman, nga të dy anët. Zhvillimi...

Publiée par Isa Mustafa sur Samedi 3 octobre 2020

(Kosova Sot Online)