Deputeti i AAK-së e kalon koronavirusin

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 11:45
Deputeti i AAK-së e kalon koronavirusin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, njofton se pas testit që ka bërë ka rezultuar se e ka kaluar koronavirusin.

“Të nderuar miq, e kam bërë testin disa herë të fundit dhe më ka rezultuar që kam kalu virusin COVID-19, të gjithë atyre që po përballen me këtë pandemi ju uroj shëndet”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, numri total i rasteve pozitive është 15.855 nga 70.873 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 632 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 73 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 13.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.294.

(Kosova Sot Online)