IKSHPK-ja konfirmon tri viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 15:06
IKSHPK-ja konfirmon tri viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 483 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 34 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren)”, njofton IKSHPK-ja.

(Kosova Sot Online)