Liderët politik shqiptar të përfshirë në krime po e pengojnë edhe zbardhjen e krimeve serbe të luftës

Liderët politik shqiptar të përfshirë në krime po e pengojnë  edhe zbardhjen e krimeve serbe të luftës
Liderët politik shqiptar të përfshirë në krime po e pengojnë  edhe zbardhjen e krimeve serbe të luftës

Nexhat Haziri

  • 06 October 2020 - 07:42

Shkruan: Nexhat Haziri

Ky mos seriozitet ka ndodhur edhe për një arsye, për faktin se edhe disa nga liderët tanë, udhëheqës të lartë shtetëror kanë qenë të përfshira në krime individuale gjatë dhe pas periudhës së luftës, dhe kjo sigurisht i ka shtyrë që për ta mbrojtur vetën të mos hapin çështjen e krimeve të Serbisë në Kosovë, që janë shumëfishtë më të mëdha pasi këto krime nga Serbia kanë qenë të organizuar dhe të planifikuara nga regjimi shtetëror i Serbisë.

-Çështja e krimeve të Serbisë në Kosovë dhe ballafaqimi i Beogradit zyrtar më këtë çështje, asnjëherë nuk është trajtuar seriozisht nga institucionet tona e lerë më nga faktori ndërkombëtar i cili nuk është gjendur përballë trysnisë së faktorit politik kosovar që çështja e këtyre krimeve të vihet në tryezën e bisedimeve dhe t’i bëhej trysnin dhe të kushtohej Serbia që ta bashkëpunoj për kapjen e kriminelëve të luftës, mos ti mbroj dhe t’i fsheh ata, çështjen e të personave të pagjetur, identifikimin e varrezave masive të shqiptarëve në Territorin e Serbisë dhe mos fshehjen e tyre.

Kosova fare pakë është marrë me padinë ndaj shtetit të Serbisë për këto krime, po ashtu ne nuk kemi bërë hetime të pavarura për këto krime dhe përgatitje të dosjeve për kriminelët që kanë qenë të involvuar në këto vepra e që janë përkrahur nga shteti i Serbisë në kohën e luftës në Kosovë. Ne kemi qenë joserioz edhe në disa nisma gjysmake siç është rasti me formimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, një institucion që është dashur të ishte formuar qysh në vitin 2005 kur disa kompetenca sa i përket sistemit të drejtësisë fillojnë në atë të kalojnë nga UNMIK-u te vendorët, por ja që ne jemi në vitin 2020, dhe nuk kemi një institut të tillë. Pastaj bisedimet në Bruksel është dashur të kushtëzoheshin me këtë çështje, pra me përgjegjësinë e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".