KDI: SHSKUK blen barna 174.9 për qind më shtrenjtë duke i ikur blerjes së barnave alternative

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 15:09
KDI: SHSKUK blen barna 174.9 për qind më shtrenjtë duke i ikur blerjes së barnave alternative

Instituti Demokratik i Kosovës po thotë se Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar ka blerë barna 174.9 për qind më shtrenjtë, duke i ikur kështu blerjes së barnave alternative.

Sipas KDI’së, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës nuk ka pranuar ofertat e operatorëve ekonomik të cilët kanë ofruar barna alternative.

“Mos pranimi i barit alternativ i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 174.9% më shtrenjtë, pasi që oferta e shpërblyer ishte 17,938.80€ ndërsa oferta e barit alternativ ishte vetëm 6,523.20€. Në tenderin për furnizim me ENOXAPARIN të datës 19 gusht 2020 (Nr. i prokurimit 00220-20-3923-1-1-1, në Lot 1), pas pyetjes nga një operator ekonomik se a i lejohet ofertimi me barna alternative, SHSKUK nuk kishte lejuar një ofertim të tillë”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)