49 aksidente trafiku ndodhën dje në Kosovë

  • 07 October 2020 - 09:04
49 aksidente trafiku ndodhën dje në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, nga kjo shifër 18 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 31 vetëm me dëme materiale.

Për shkelësit e rregullave të trafikut policia ka shqiptuar 981 gjoba.

Ndërsa, tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit antiCovid-19 janë 798.

Nën dyshimin për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 19 persona, 15 janë dërguar në mabjtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. 

(Kosova Sot Online)