Osmani: Minimi i Marrëveshjes së Ohrit është kërcenim për paqen

  • A.P /
  • 25 June 2026 - 14:15
Osmani: Minimi i Marrëveshjes së Ohrit është kërcenim për paqen

Ish-kryediplomati i RMV’së, Bujar Osmani, ka komentuar vendimin e SHBA’ve, për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare për Ballkanin Perëndimor.

Osmani ka thënë se ky vendim i SHBA’ve, riafirmon se minimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit mbetet një kërcënim për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

‘’ Ohri nuk është e kaluara. Ohri është e ardhmja’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare për Ballkanin Perëndimor riafirmon se minimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit mbetet një kërcënim për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Në një kohë kur po dëshmojmë përpjekje për të zbehur frymën dhe dispozitat e Ohrit, ky është një kujtesë e qartë: Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk është çështje e politikës së përditshme, por një gur themeli i stabilitetit të Maqedonisë së Veriut dhe i së ardhmes së saj euroatlantike.

Ohri nuk është e kaluara. Ohri është e ardhmja.

(Kosova Sot Online)