Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 08:03
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Media sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

09:00

Gjermania i dhuron QKUK-së 15 respiratorë, të cilët janë financuar nga Ministria e Jashtme Federale. Marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorg Rohde. (Administrata e QKUK-së

9:15

Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi. (Ndërtesa e Qeverisë)

10:00

Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancë plenare. Në rend dite është  otimi në parim i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike. (Ndërtesa e Kuvendit)

10:00

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon hulumtimin me titull “Luftëtarët e huaj dhe Diaspora e Kosovës -Rasti i Gjermanisë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:25

Kryeministri Avdullah Hoti dhe  komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë)

11:30

Kuvendi i Kosovës mban seancën e rregullt. (Ndërtesa e Kuvendit)

13:30

Mbahet takimi i 186-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Pa praninë e medieve)

14:00

Organizatorët e iniciativës/peticionit “Drejtësi për Kujtimin” mbajnë konferencë për medie, lidhur me përgjigjet e institucioneve rreth kërkesave të peticionit Drejtësi për Kujtimin! dhe hapave të mëtutjeshëm. (Përpara Qeverisë së Kosovës)

(Kosova Sot Online)