Tërmet i fortë me magnitudë 4,9 ballë Rihter shkund Shqipërinë

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 07:55
Tërmet i fortë me magnitudë 4,9 ballë Rihter shkund Shqipërinë

Një tërmet i fortë me magnitudë ,4.9 ballë e shkallës Rihter, me epiqendër në Detin Adriatik, 25 kilometër larg nga Durrësi dhe thellësi 5 kilometër ka shkundur Shqipërinë në mesnatën e sotme.

Tërmeti u regjistrua në orën 00.13 minuta dhe nuk ka zgjatur shumë sekonda. Tërmeti i parë është shoqëruar nga disa paslëkundje më të dobëta.

Nuk ka raportime për dëme materiale.

(Kosova Sot Online)