Deputeti Bytyqi: Mos u bëni frikacak, nëse mendoni se lufta ka qenë incident, mos e votoni projektligjin e UÇK-së

  • G.G /
  • 08 October 2020 - 10:57
Deputeti Bytyqi: Mos u bëni frikacak, nëse mendoni se lufta ka qenë incident, mos e votoni projektligjin e UÇK-së

Në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi,  ka thënë se kjo parti nuk do të tërhiqet nga projektligji për UÇK-në.

Ai u kërkoi që të mos bëhen frikacak dhe ta votojnë këtë projektligj.

“Nëse mendoni se PDK do të tërhiqet nga ky projektligj, e keni gabim se kjo nuk do të ndodhë. Këtë projektligj do ta keni para vetes deri sa ky projektligj ta marrë atë që meriton”, tha Bytyqi.

Ai madje u tha deputetëve që nëse mendoni se ndonjë pjesë ë luftës ka qenë incident, atëherë mos e votoni, pasi sipas tij, ashtu kishte menduar Frashër Demaj dhe prandaj kishte votuar kundër.

(Kosova Sot Online)