Trumpi nuk pranon të marrë pjesë në debat virtual: Qesharake, s’do të humb kohë në të

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 14:49
Trumpi nuk pranon të marrë pjesë në debat virtual: Qesharake, s’do të humb kohë në të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se nuk e pranon vendimin për zhvillimin e debatit të dytë presidencial në mënyrë virtuale.

Gjatë një interviste për televizionin amerikan “Fox News”, ai tha: “Dëgjova se komisioni pak më herët e ndryshoi stilin e debatit. Kjo nuk është e pranueshme për ne. Unë nuk do të bëj një debat virtual. Nuk do ta humb kohën time në një debat virtual, kjo nuk është ajo me të cilën ka të bëjë debati”.

“Ulesh pas një kompjuteri dhe e bën, debaton? Qesharake. E pastaj ata të ndërpresin kurdo që dëshirojnë”, shtoi ai.

Kreu i Shtëpisë së bardhë tha se Komisioni për Debate Presidenciale nuk i ka njoftuar zyrtarët e fushatës së tij për planin e ndryshimit të formatit të debatit para se të publikohej njoftimi në mëngjesin e së enjtes sipas kohës lokale.

Gjatë debatit të parë, presidenti Trump u dallua për ndërhyrjet e shumta që i bëri gjatë kohës kur fliste rivali i tij, Joe Biden, dhe duket se formati i ri i debatit nuk do t’i shkonte për shtati kur bëhet fjalë për ndërhyrje.

(Kosova Sot Online)