Amasadori gjerman pas dështimit të 6-të të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike ka një pyetje për Hotin

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 15:57
Amasadori gjerman pas dështimit të 6-të të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike ka një pyetje për Hotin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i trishtuar për faktin se Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike dështoi të kalojë për herë të gjashtë më radhë në Kuvendin e Kosovës.

Këtë koment, Rohde e ka bërë në profilin e tij në TWitter, teksa bënë edhe një pyetje se “ku është plani i qeverisë për të krijuar një kompromis me opozitën”.

“Me trishtim dëgjova se në seancën e sotme të Kuvendit Projektligji i Rimëkëmbjes Ekonomike nuk kaloi për herë të 6-të. Ku është plani i Qeverisë për të krijuar një kompromis me opozitën?”, shkruan Rohde në Tëitter.

Postimi i tij i plotë:

(Kosova Sot Online)