Doktori i Trumpit thotë se presidenti amerikan është shëruar nga koronavirusi

  • E.K /
  • 09 tetor 2020 - 09:20
Doktori i Trumpit thotë se presidenti amerikan është shëruar nga koronavirusi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përfunduar trajtimin e tij me ilaçe për Covid-19 dhe mund të rikthehet në angazhimet publike këtë fundjavë. Kjo është deklarata e thënë nga doktori i tij.

Doktor Sean Conley tha se presidenti Trump u përgjigj ‘ekstremisht mirë’ ndaj mjekimit dhe ka ndenjur në gjendje të qëndrueshme.

Presidenti Trump, më herët ka thënë se të premten do të zhvillojë një tjetër test për Covid-in, duke shpresuar që ta kalojë të gjithë këtë në fundjavë.

Për sa i përket debatit me demokratin Joe Biden, Trump tha se nuk do të humbte kohë në debate virtuale , duke lënë të kuptohet që Trump tashmë është gati për angazhimet publike.

(Kosova Sot Online)