Meliza Haradinaj publikon fotografitë nga pritja e kryediplomatit grek

  • G.G /
  • 09 October 2020 - 10:09
Meliza Haradinaj publikon fotografitë nga pritja e kryediplomatit grek

Ministrja e Punëve të Jashtme,  Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur sot në takim Ministrin e Jashtëm grek, raporton Gazeta Express.

Fotografitë nga pritja, Haradinaj i ka publikuar në Facebook.

Ajo ka thënë se Greqia si shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe shtet i rajonit tonë, ka vënë një standard të lartë të konstruktivitetit politik – duke mirëmbajtur me Kosovën një dialog tejet praktik dhe duke përkrahur shtetin tonë në rrugën e integrimit Evropian.

“Sot pata kënaqësinë ta pres Ministrin Dendias në Prishtinë, për të diskutuar më vonë gjithë gamën e bashkëpunimit tonë bilateral, dhe për të shkëmbyer idetë tona se si t’i thellojmë më tej marrëdhëniet tona në fushat e interesit të ndërsjellë. Me Greqinë na lidhë edhe miqësia e përbashkët me SHBA-të, dhe është element i jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe konsolidimin themeleve të forta të marrëdhënieve tona”, ka shkruar Haradinaj.

 

Vizita e sotme e Ministrit të Jashtëm grek është ngjarje e veçantë për Kosovën. ë Greqia si shtet anëtar i...

Publiée par Meliza Haradinaj-Stublla sur Vendredi 9 octobre 2020

(Kosova Sot Online)