Haradinaj: Nëse nuk e duan president Ramushin, edhe zgjedhjet janë zgjidhje

  • A.P /
  • 12 October 2020 - 22:03
Haradinaj: Nëse nuk e duan president Ramushin, edhe zgjedhjet janë zgjidhje

Daut Haradinaj ka thënë se nëse nuk përkrahet Ramush Haradinaj për president nga partitë tjera, AAK do të dalë në zgjedhje.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë se nëse partitë tjera nuk e përkrahin kandidaturën e Ramush Haradinaj për president atëherë AAK do të dalë nga Qeveria Hoti.

“Tema e presidentit ka dalë pasi kështu janë kushtet. Ne nuk duam ta imponojmë atë. Askush nuk e ka postin e presidentit me tapi. Por nëse nuk përkrahet Ramushi për president, edhe zgjedhjet janë zgjidhje”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)