Jevtiq pas takimit me Lajçakun: Mesazhi ynë ishte krijimi i Asociacionit

  • E.K /
  • 14 October 2020 - 22:26
 Jevtiq pas takimit me Lajçakun: Mesazhi ynë ishte krijimi i Asociacionit

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jetviq, ka thënë se mesazhi që ia dha Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ishte krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Përmes një postimi në Twitter, Jetviq tha se në këtë takim u diskutua edhe çështja e personave të zhvendosur dhe pronat.

“Asociacioni i Komunave Serbe, çështja e personave të zhvendosur dhe pronat ishin temat kryesore e takimit me të Dërguarin Special të BE-së për Dialog midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak. Mesazhi ynë: zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe është mënyra se si ndërtohet besimi”, shkroi ai në Twitter.

(Kosova Sot Online)