Arrestimi i nënkryetarit të LDK-së Haki Rugova një lojë teatrale e drejtësisë së kapur nga politika

Arrestimi i nënkryetarit të LDK-së Haki Rugova një lojë teatrale e drejtësisë së kapur nga politika
Arrestimi i nënkryetarit të LDK-së Haki Rugova një lojë teatrale e drejtësisë së kapur nga politika

Faik Krasniqi

  • 14 October 2020 - 19:42

Shkruan: Faik Krasniqi

Për 21 vite asnjë politikan nuk ka mbajtur burg për ndonjë aferë. Nuk do të mbaj as tash, sepse gjykatësit dhe prokurorët nuk e kanë atë guxim t'i ndëshkojnë. Sikur të kishim drejtësi të pavarur, burgjet do të mbusheshin plotë me politikanë të korruptuar!

-Është interesant në Kosovë. Sa herë që një politikan përmendet ose akuzohet për korrupsion, dalin bashkë partiakët e politikanit në mbrojtje të tij. "Jemi me ty, Je i pafajshëm, akuzë me motive politike" etj. E marrin rolin e prokurorit dhe gjykatësit. Pa harruar të përmendim edhe militantët që bëjnë hatanë. Është ndërhyrje direkt në drejtësi. Politikanët në një shtet normal nuk guxojnë të marrin rolin e gjykatësit apo prokurorit, sepse dënohen për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Por kjo është Kosovë. Politikanëve u lejohet çdo gjë. Unë arrestimet e politikaneve i shoh thjeshtë një spektakël.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)