Rekorde gjithandej Evropës, edhe Çekia regjistron shifrën më të lartë të rasteve me Covid-19

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 09:25
Rekorde gjithandej Evropës, edhe Çekia regjistron shifrën më të lartë të rasteve me Covid-19

Republika Çeke të enjten e ka regjistruar shifrën më të lartë ditore të rasteve të reja me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet u regjistruan 9.544 raste të reja, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar gati është dyfishuar vetëm gjatë tetorit dhe ka shkuar në 139.290, shkruan The Guardian.

Vendi me 10.7 milionë banorë po përballet me një ndër shkallët më të larta të përhapjes së virusit në Evropë dhe në tërë botën.

Media më herët raportoi se edhe Gjermania ka shënuar rekord të rasteve të reja të mërkurën.

Ditëve të fundit, rekorde të tilla janë regjistruar edhe në shumë vende tjera evropiane si Itali, Bullgari, Kroaci dhe Austri, duke i detyruar autoritetet që të marrin masa të reja dhe të vendosin kufizime në lirinë e lëvizjes dhe veprimtarinë e bizneseve.

(Kosova Sot Online)