Vjehrria dhe kunata e rrahin prishtinasen

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 10:12
Vjehrria dhe kunata e rrahin prishtinasen

Një grua në kryeqytet ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje që ka pasur me bashkëshortin e saj, është sulmuar fizkisht nga prindërit dhe motra e tij.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshortin e saj ishte sulmuar fizikisht nga dy prindërit dhe motra e tij. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull të dy kosovarë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)