Zemaj thotë se po punojnë që rrjedha e pandemisë të mos i zërë të papërgatitur

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 09:56
Zemaj thotë se po punojnë që rrjedha e pandemisë të mos i zërë të papërgatitur

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me ushtruesin e detyrës së SHSKUK’së, Valbon Krasniqin dhe drejtoreshën e Klinës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, janë takuar sot me personelin shëndetësor dhe kanë biseduar se si të veprojnë që rrjedha e pandemisë në ditët dhe muajt në vijim të mos i zë të pa përgatitur.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do të angazhohen profesionistë.

“Duke inkurajuar personelin shëndetësorë në përgjithësi por të Klinikës Infektive në veçanti dhe me qëllim të përforcimit të kapaciteteve profesionale, përveç stafit aktual ditëve në vijim një numër i profesionistëve do të angazhohen edhe përmes rekrutimit të profesionistëve shëndetësorë që është në proces, por edhe përmes vullnetarëve të gatshëm për t’u angazhuar”, ka shkruar Zemaj.

Zemaj ka bërë me dije se edhe u janë vazhduar kontratat edhe 200 punëtorëve shëndetësorë.

“Si ministër dhe si Qeveri e Kosovës, zotohemi se do të jemi afër në çdo kohë, vlen të ceket se u janë vazhduar kontratat edhe 200 punëtorëve shëndetësor dhe për tre muaj, po që përkrahja financiare për mantil bardhët do të vazhdoj edhe në muajt e ardhshëm. Falënderoj personelin mjekësor për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë gjatë gjithë kohës”, thuhet në postim.

 

Klinika infektive pranë QKUK-së është duke punuar me kapacitetet të plota. Bashkë me ushtruesin e detyrës të drejtorit...

Publiée par Armend Zemaj sur Jeudi 15 octobre 2020

(Kosova Sot Online)