Ushtria spanjolle kujton dy ushtarët që vdiqën tragjikisht në vitin 2007-të në Kosovë

  • S.A /
  • 16 October 2020 - 09:27
Ushtria spanjolle kujton dy ushtarët që vdiqën tragjikisht në vitin 2007-të në Kosovë

Ushtria Spanjolle ka përkujtuar dy ushtarë të saj të cilët humbën jetën në vitin 2007 në Kosovë.

Francisco Javier Roldan dhe Antonio Jesus Bonilla kishin vdekur tragjikisht pas një aksidenti më 2007 në bazën e ushtrisë spanjolle në Istog.

E në llogarinë zyrtare të Ushtrisë Spanjolle në Twitter, një postim u është kushtuar atyre, dhe i njëjti ka marrë shumë reagime.

“Francisco Javier Roldan  dhe Antonio Jesus Bonilla kishin vdekur në Kosovë pas një aksidenti në bazën Espana në Istog. Nuk do t’iu harrojmë, do jeni gjithmonë me ne”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online )