Ganimete Musliu-Lajçakut: Trus !

  • S.A /
  • 17 October 2020 - 08:46
Ganimete Musliu-Lajçakut: Trus !

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka reaguar pas deklaratave të emisarit të BE-së Mirosav Lajcak rreth ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës. Musliu e quan diplomat të njëanshëm e që ia mbanë anën Serbisë Lajcakun.

“Nuk besoj që do ta keni guximin ti dhe Vuçiçi ti hyni kësaj pune prandaj trus sepse jemi ngopur me rrenat dhe improvizimet e politikanëve si ti që nuk është se përfaqësojne ndonjë politikë të mirëfilltë të BË-së”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ky është shkrmi i plotë:

Lajçak ma mirë të bjen me trusë!

Kur flet për Kushtetutë ti diplomati krejtësisht i anëshëm, fillo aty ne atë vend prej nga na dërgon mesazhe. Ai vend që kreu gjenocid mbi ne, në kushtetutën e vet e ka ende territorin e vendit tim. Ndryshoje Lajçak se nuk është bibël.

Sa i përket kushtetutës sonë e cila është bërë me shumë kompromise, as mos ja nisë sepse nuk dihet si përfundon.

Ajo kushtetutë që ti po kërkon ta ndryshosh o Mirosllav, është dokumenti që serbëve të tu të dashur ua garanton të drejtat që si gëzon asnjë minoritet në botë. Atë mikun tënd, i cili në rininë e tij e ndihmoi Millosheviçin në kryerjen e gjenocidit mbi popullatën e pambrojtur, duhet ta pyesësh se çfarë të drejtash gëzojnë shqiptarët në tokat e tyre autoktone të cilët diplomatë si ti i lanë brenda kufijve të shtetit të tij.
E ti kërkon ndryshimin e kushtetutës sonë??? Një kushtetutë që vlerëson pakicat e i mbivlerëson serbët e tu të dashur dhe jo vetëm ata nga Kosova.
Nëse don e ndryshojmë, por hajde ti pastaj e tregoju se si jeton një pakicë prej 2-3% me kushtetutën e stilit tënd.
Nuk besoj që do ta keni guximin ti dhe Vuçiçi ti hyni kësaj pune prandaj trus sepse jemi ngopur me rrenat dhe improvizimet e politikanëve si ti që nuk është se përfaqësojne ndonjë politikë të mirëfilltë të BË-së.

(Kosova Sot Online )