Ky është parashikimi i motit për sot

  • S.A /
  • 17 October 2020 - 08:39
Ky është parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e shtune parashihet me mot pjesërisht të vranët dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.(Kosova  Sot Online )