Bëhet menjëherë virale dhe cilësohet si foto e vitit 2020

  • E.K /
  • 17 October 2020 - 10:30
Bëhet menjëherë virale dhe cilësohet si foto e vitit 2020

Një moment unik i foshnjës së sapolindur është bërë tashmë virale.

Në foton e publikuar shihet një gjinekolog arab me një foshnjë të sapolindur.

Arsyeja pse ajo është bërë virale nuk ëdhtë foshnja, por sepse i porsalinduri tërheq maskën e mjekut ndërsa ai e mban në duar.

Ishte doktori Samer Cheaib nga Emiratet e Bashkuara Arabe që ndau foton dhe siç pritej u bë menjëherë virale.

Është cilësuar si fotoja e vitit për shkak të pandemisë COVID -19 që të gjithë presim të kalojë sa më shpejt që të jetë e mundur.  

‘Të gjithë duam që të heqim maskën sa më shpejtë’ shkroi mjeku krahas fotos së publikuar.

(Kosova Sot Online)