Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • E.K /
  • 19 October 2020 - 08:14
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Media sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

09:30

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marrë pjesë në shpërndarjen e lopëve për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregu i Kafshëve, Rruga e Tranzitit, Arbanë)

10:00

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ali Sadriu, raporton në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë. (Salla e Kuvendit N302)

10:00

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) organizon ceremoni solemne me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë 11)

11:00 – 11:45

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, viziton Shërbimin Korrektues të Kosovës. Nga ora 11:00 takon drejtorin Nehat Thaçi; nga ora 11:20 vizitë në pavijone; ndërsa në 11:45 deklaratë për medie. (Qendra Korrektuese në Lipjan).

11:00

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve mban mbledhje. (Salla e Kuvendit N303)

11:00

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) organizon ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve mjekësore dhe mjeteve mbrojtëse kundër COVID-19, për Klinikën Infektive në QKUK, pajisje këto të siguruara nga bashkepunimi i AMC dhe LDS Charities. (Klinika Infektive në QKUK)

11:30

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Kuvendi i Kosovës, hyrja nga sheshi)

12:30

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) do të pranojë  215 tableta nga OSBE-ja. Në ceremoni marrin pjesë ministri Ramë Likaj dhe ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu. (Ambientet e MASh, Prishtinë)

13:00

Ish-kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit Petrit Gashi raporton në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, Salla N302)

13:30

Partia Socialdemokrate do të mbajë një aktivitet. (Sheshi “Skënderbeu”, para Teatrit Kombëtar, Prishtinë)

(Kosova Sot Online)