Fauci: Nuk është çudi që Trump u infektua me COVID-19, isha i shqetësuar për të

  • E.K /
  • 19 October 2020 - 11:37
Fauci: Nuk është çudi që Trump u infektua me COVID-19, isha i shqetësuar për të

Shefi i qendrës për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dr. Anthony Fauci, tha se ai “nuk është aspak i habitur” që presidenti amerikan, Donald Trump u infektua me COVID-19.

Sipas Faucit, infektimi i Trumpit nuk përbënte befasi pasi ai qëndronte i rrethuar nga njerëz që nuk mbanin mbaska dhe distancë sociale.

“Unë isha i shqetësuar se ai do të sëmurej kur e pashë në një situatë krejtësisht të pasigurt të mbushur me njerëz, pa distancë dhe ku pothuajse askush nuk mbante maskë “, tha ai gjatë një interviste për CBS.

Fauci duket se po i referohej eventit Rose Garden ku Trump njoftoi se gjykatësja Amy Coney Barrett ishte zgjedhja e tij për të zëvendësuar, gjykatësen Ruth Bader Ginsburg në Gjykatën e Lartë.

Të paktën 12 njerëz kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 pasi morën pjesë në ngjarjen e 26 shtatorit.

(Kosova Sot Online)