Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • E.K /
  • 20 October 2020 - 08:15
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Media sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

08:20

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të pret në takim shefin e Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

10:00

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti merr pjesë në Inaugurimin e Palestrës Sportive në Deçan. Merr pjesë edhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi. (Objekti i Palestrës Sportive- Deçan)

10:30-11:00

Në fshatin Nëpërbisht të Suharekës bëhet përurimi i ujësjellësit, investim nga CDI-Zvicerrane, Hidroregjioni Jugor dhe Komuna e Suharekës. Merr pjesë edhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

10:30 – pritja në Komunën e Suharekës.

11:00 – Ceremonia e përurimit në fashtin Nëpërbisht.

11:00

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti viziton Komunën e Klinës. Merr pjesë edhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi. (Komuna e Klinës)

10:00-12:30

10:00 – 11:00 – Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa takohet me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. (Objekti i komunës së Gjilanit)

11:10 – 11:30 – Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa viziton Industrinë e Mishit “Malësia” në Gjilan.

11:30 – 12:30 – Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa viziton fshatrat e Karadakut dhe takohet me fermerët.

11:00

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shkresën e ish-sindikatës së nënpunësve dhe ish-sindikatës së policëve të Kosovës të viteve 90-ta. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

11:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin vjetor të auditimit për vitin 2019, raporton Ministrja e Financave Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

11:00

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225)

13:00

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225)

13:00

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis njoftohet për problemet me grumbullimin e qumeshtit nga ana e fermereve të Kosovës nga Kryetari i Këshillit koordinues të fermerëve të qumështit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

13:00

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, shqyrton plotësim-ndryshimin e Ligjit për festat zyrtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

13:00

Punëtorët teknikë që operojnë në ministrinë e Mjedisit, ministrinë e Administratës se Pushtetit Lokal, ministrinë e Zhvillimit Rajonal, ministrinë e Drejtësisë dhe Administratës Publike protestojnë për ngritjen e pagave. (Objekti i ish-Rilindjes)

(Kosova Sot Online)