Lexoni edhe:
Edhe tri raste të reja pozitive me COVID-19 në Ferizaj
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, kryeinspektorin e Tregut, Lulzim Syla, Kryeinspetorin Farmaceutik, dr. Shaban Osmanaj (UD), kryesuesin e kolegjiumit të inspeksioneve komunal të Kosovës, Adonis Tahiri dhe përfaqësuesit nga AVUK-ut.
E temë diskutimi ishte puna në teren që të intensifikohet dhe të zbatohen masat anti Covid.
Edhe tri raste të reja pozitive me COVID-19 në FerizajLexoni edhe:
Ai ka thënë se inspektimet do të koordinohen me policinë, inspektorët komunalë, si dhe me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe në kuadër të këtij angazhimi, do të ketë inspektime edhe në institucionet e të gjitha niveleve.
Postimi i plotë i tij:
Në takim me drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, z. Sazan Ibrahimi, kryeinspektorin e Tregut, Lulzim Syla, Kryeinspetorin Farmaceutik, dr. Shaban Osmanaj (UD), kryesuesin e kolegjiumit të inspeksioneve komunal të Kosovës, z. Adonis Tahiri dhe përfaqësuesit nga AVUK-ut, diskutuam që puna në teren të intensifikohet dhe të zbatohen masat anti Covid.
Inspektimet do të koordinohen me policinë, inspektorët komunalë, si dhe me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe në kuadër të këtij angazhimi, do të ketë inspektime edhe në institucionet e të gjitha niveleve.
Parandalimi me masat anti Covid, janë hapa të domosdoshëm për ta arritur suksesin.
Bashkë ia dalim!
(Kosova Sot Online)