Deda: Shpresoj që Thaçi do të jetë edhe një mandat president

  • A.P /
  • 21 October 2020 - 22:01
Deda: Shpresoj që Thaçi do të jetë edhe një mandat president

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Deda, ka thënë  se Hashim Thaci, meriton të fitojë edhe një mandat si President i Kosovës.

“Shpresoj që Thaci do të jetë edhe një mandat president”, tha ai

“Është mirë edhe për Kosovën. Vetë tema e Kosovës nuk mund të përmbyllet pa të”

Deda shkoi edhe më lart duke e cilësuar Thacin si faktorin kryesor në historinë moderne në Kosovë.

“Thaci është faktori kryesor në historinë moderne të Kosovës. Cfarëdo që i ndodhë atij do të dëmtonte proceset e Kosovës”, përfundoi ai. 

(Kosova Sot Online)