Ish-kryeministrja belge dërgohet në kujdes intensiv për shkak të koronavirusit

  • S.A /
  • 22 October 2020 - 13:01
Ish-kryeministrja belge dërgohet në kujdes intensiv për shkak të koronavirusit

Sophie Wilmes, e cila ishte kryeministre në detyrë e Belgjikës gjatë valës së parë të pandemisë, është vendosur në kujdes intensiv për shkak të koronavirusit.

Zonja Wilmes, e cila tani shërben si ministre e Punëve të Jashtme, u diagnostikua me Covid-19 javën e kaluar dhe është vetizoluar. Ajo u dërgua në spitalin e Brukselit të mërkurën në mbrëmje.

“Ajo është me vetëdije dhe mund të komunikojë”, tha një zëdhënëse e këtij spitali, duke konfirmuar se zyrtarja e lartë e qeverisë belge ndodhet në kujdesit intensiv. Sipas një burimi nga zyra e saj, Wilmes ndodhet në gjendje stabile.

Kryeministri belg, Alexander de Croo, i uroi ministres shërim të shpejtë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Belgjika është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë. Deri më tani, në këtë shtet janë shënuar mbi 10.000 viktima, që është një ndër shkallët më të larta të vdekshmërisë për 100.000 banorë.

(Kosova Sot Online )