Rrënohet objekti në Gjilan që rrezikonte nxënësit e shkollës “Musa Zajmi”

  • A.P /
  • 22 October 2020 - 17:00
Rrënohet objekti në Gjilan që rrezikonte nxënësit e shkollës “Musa Zajmi”

Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan ka rrënuar një objekt të rrezikshmërisë së lartë, i cili rrezikonte nxënësit e shkollës fillore “Musa Zajmi”.

Ndërkohë, është hapur një rrugicë që çon tek shkolla fillore “Thimi Mitko”, pasi janë rrënuar disa mure –  uzurpim i hapësirës publike.

Drejtori i Inspekcionit në Gjilan, Nevzad Rushiti, ka thënë se do të lirohen edhe hapësirat tjera publike nga uzurpatorët, të cilat janë bërë kohë më parë.

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që mos tentojnë të ndërtojnë ilegalisht sepse kjo nuk do të lejohet në asnjë mënyrë nga organet komunale.

(Kosova Sot Online)