Nëna e braktis foshnjën në spital, pasi u prek nga koronavirusi

  • E.K /
  • 23 October 2020 - 09:10
Nëna e braktis foshnjën në spital, pasi u prek nga koronavirusi

Në Palermo të Italisë ka ndodhur një ngjarje shumë e trishtë. Një grua ka braktisur vajzën e saj të porsalindur, pasi foshnja u prek nga koronavirusi.

Nëna e dërgoi në spital vajzën për një vizitë dhe mjekët konfirmuan se e vogla ishte infektuar me Covid-19. Menjëherë u vu në zbatim protokolli i izolimit dhe që nga ai moment, për habinë e mjekëve, nëna nuk u duk më.

“Stafi i spitalit është përpjekur përgjatë disa ditëve për të kontaktuar me të, por nuk na u përgjigj. Kështu që, u detyruam të njoftonim policinë”, tha doktoreshë Marilu Furnari.

(Kosova Sot Online)