Zëvendëskryeministrja flet për lidhjen familjare me Fatmir Limajn: Nuk e kam asgjë

  • A.P /
  • 23 October 2020 - 21:12
Zëvendëskryeministrja flet për lidhjen familjare me Fatmir Limajn: Nuk e kam asgjë

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj ka folur rreth lidhjes familjare me shefin e Nismës Fatmir Limajn.

Anëtarja e ekzekutivit është motra e bashkëshortes së Fatmir Limajt

“Nuk e kam asgjë Fatmir Limajn. Unë e kam diçka gruan e Fatmir Limajt. Por nëse doni të dini, gruaja e Fatmir Limajt, ka dëgjuar e fundit, ama bash e fundit, madje nga mediat, që unë do të emërohem zëvendëskryeministre. Ajo grua kurrë nuk merret me politikë, kurrë’, tha Balaj-Halimaj .

“Fare nuk ka të bëjë emërimi im me këtë pjesë”, sqaroi ajo.

(Kosova Sot Online)