Arrestohet një grua pasi dyshohet se sulmoi fizikisht të dashurin

  • A.P /
  • 15 May 2026 - 11:05
Arrestohet një grua pasi dyshohet se sulmoi fizikisht të dashurin

Një grua është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin për sulm fizik ndaj të dashurit të saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:00.

Policia njofton se e dyshuara femër kosovare fillimisht e ka ofenduar dhe më pas e ka sulmuar fizikisht viktimën, i cili është i dashuri i saj.

Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)