Policia jep detaje për sulmin me thikë në Prishtinë ku u plagosën dy persona

  • A.P /
  • 25 October 2020 - 09:38
Policia jep detaje për sulmin me thikë në Prishtinë ku u plagosën dy persona

Dy persona janë plagosur në një lokal në Prishtinë, mbrëmjen e së premtes.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini” në kryeqytet, njofton policia në raportin 24 orësh.

Tre të dyshuarit të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes, në një lokal kanë sulmuar me thikë dy kamarierë.

Viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga ta vazhdon të jetë ende duke u trajtuar.

“Raportohet se në një lokal ka ndodhur një konflikt fizik me ç’ rast tre persona të dyshuar meshkuj/Kos. kanë sulmuar me thikë dy kamerier meshkuj /Kos. të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, njëri nga viktimat vazhdon tretmanin mjekësor Të dyshuarit, janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, ka njoftuar policia.

Ndërkohë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)