Zemaj: Shteti duhet të jetë i hapur

  • A.P /
  • 25 October 2020 - 14:57
Zemaj: Shteti duhet të jetë i hapur

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, vlerëson se shteti duhet të jetë i hapur, nxënësit të vijojnë mësimin si dhe bizneset të qarkullojnë.

Këto komente i ka bërë sot në llogarinë  e tij në Facebook, edhe pse kemi rritje të rasteve me COVID-19 për disa ditë rresht.

Ai ka thënë se të gjithë duhet të jenë bashkë kundër pandemisë, përderisa thekson se do të zbatohet në përpikmëri ligji AntiCOVID për ata që i shkelin masat kundër koronavirusit.


(Kosova Sot Online)