Hoti paralajmëron mbledhje të përbashkët me Maqedoninë, diskutohet gazsjellësi Shkup-Prishtinë

  • A.P /
  • 25 October 2020 - 15:21
Hoti paralajmëron mbledhje të përbashkët me Maqedoninë, diskutohet gazsjellësi Shkup-Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar mbledhje të përbashkët me Maqedoninë Veriore, përderisa ka treguar edhe disa nga pikat e diskutimit.

Hoti ka thënë se me kryeministrin maqedon Zoran Zaev  janë dakorduar për autostradën Prishtinë-Shkup, gazsjellësin Shkup-Prishtinë, rrugën Prizren-Tetovë etj.

Postimi i tij i plotë:

Me Kryeminsitrin Zaev u dakorduam për:

– Pikën e përbashkët kufitare, ku lidhet autostrada Prishtinë-Shkup,

– Gazsjellësin Shkup-Prishtinë,

– Rrugën Prizren-Tetovë,

– Qendër të përbashkët skijimi.

Këto dhe çështje të tjera diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive.

(Kosova Sot Online)