Covid në Shqipëri: 4 viktima dhe 299 raste të reja në 24 orët e fundit

  • A.P /
  • 25 October 2020 - 17:59
Covid në Shqipëri: 4 viktima dhe 299 raste të reja në 24 orët e fundit

Katër pacientë me Covid kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë prekur 299 persona nga virusi këtë të dielë, ndërsa numri i të shëruarve është 106 persona.

Në dy spitalet Covid në Tiranë, aktualisht janë të shtruar 271 pacientë, mes tyre 16 në terapi intensive dhe 9 të intubuar.


Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 65 vjeçar nga Tropoja, një 77 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Gramshi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale ju bën apel qytetarëve: Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.


Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.  Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19″, njofton ministria.

(Kosova Sot Online)