Bajrami për 2.1 milionëshin: Nuk e di a mund të kthehen mjetet

  • A.P /
  • 26 October 2020 - 21:42
Bajrami për 2.1 milionëshin: Nuk e di a mund të kthehen mjetet

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se nuk e di nëse mund të kthehen të gjitha mjetet e vjedhura nga Thesari i Kosovës. Deri më tani është kthyer një shumë e caktuar, por mësohet se një pjesë e madhe mungon.

“Nuk e di sa mjete mund të kthehen. Llogaritë janë bllokuar. E kemi parë edhe në raportet që janë publikuar. Është tepër e rëndësishme që të kthehen këto mjete pasi janë taksat e qytetarëve të Kosovës. Shpresoj që secili që është i përfshirë të marrë dënimin e merituar”, thotë ajo.

Ajo hedh dyshime edhe mbi personin të cilit i janë hedhur 2.1 milionë euro në llogari.

“Me thënë që ja ka vendosë në llogari 2.1 milionë dhe nuk kemi relacion është e pabesueshme. Është një rast me të cilin po merremi”, shton Bajrami.

(Kosova Sot Online)