Bajrami: Kemi urdhëruar auditim, për të ditur nëse është vjedhur Thesari edhe më herët

  • A.P /
  • 26 October 2020 - 21:46
Bajrami: Kemi urdhëruar auditim, për të ditur nëse është vjedhur Thesari edhe më herët

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se është urdhëruar auditimi për të treguar se a ka ndodhur edhe më herët ndonjë vjedhje në Thesarin e Shtetit.

2.1 milionë euro janë vjedhur nga Thesari në njërin prej skandaleve më të mëdha në Kosovë.

Bajrami thotë se cdo muaj ndodh barazimi dhe se mundësia që një rast i njëjtë të ketë ndodhur është shumë i vogël.

“Nga Thesari më kanë garantuar që s’ka ndodhur. Sepse çdo muaj është bërë barazimi. Por do të shohim çfarë do të dalë nga auditimi”, ka thënë Bajrami .

(Kosova Sot Online)