
Lexoni edhe:
Konjufca: Minishengeni është krijuar në Novi Sad, Kosova e Shqipëria do bëhen koloni të Serbisë
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami thotë se nuk ka lidhshmëri në mes të vjedhjes së më shumë se 2 milionëve nga Thesari dhe shkarkimeve të ndodhura së fundi në institucionet e vendit.
“Me ju thënë të drejtën nuk është që po kam kohë me u marrë edhe me analizu secilin vendim të qeverisë edhe të kryeministrit’, tha Bajrami.
“Si Ministre e Financave, marr rendin e ditës edhe ajo çka unë kujdesem është për me pa që vendimet e qeverisë a kanë kosto buxhetore apo nuk kanë kosto buxhetore”, thekso ajo.
“Në momentin kur ato nuk kanë kosto buxhetore, kryeministri e ka një zyre të fortë ligjore sa i përket aspekteve të legjislacionit. Gjithësecili ministër merret me fushëveprimtarinë e vetë”, shpjegoi Ministrja.
Së fundi kryeministri Avdullah Hoti shkarkoi drejtorin e policisë, Rashit Qalaj, drejtorin e doganës dhe të Administratës Tatimore të Kosovës.
Ndërkohë u mor edhe vendimi për shuarjen e departamentit Special Anti-Korrupsioni, apo e ashtuquajtura ‘Task-Forca Anti-Korrupsion”.
“Kjo që ka ndodhur në Thesar nuk mund të lidhet me asnjë prej këtyre vendimeve sepse nuk ka lidhje logjike”.
(Kosova Sot Online)