“Ukë Bytyçi u vra pasi shënoi fitore në Suharekë, nga ata që nuk ia deshën të mirën LDK-së”

  • E.K /
  • 27 October 2020 - 09:51
“Ukë Bytyçi u vra pasi shënoi fitore në Suharekë, nga ata që nuk ia deshën të mirën LDK-së”

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në 18 vjetorin e vrasjes ka përkujtuar veprimtarin e LDK-së e ish-kryetarin e Komunës së Suharekës, Ukë Bytyçin.

Mustafa ka shkruar se Uka ishte një personalitet i veçantë, i urtë e modest, punëtor dhe shumë i afërt me të gjithë qytetarët.

” Ai ishte një prej themeluesve të LDK-së, kryetar shumëvjeçar i LDK-së në Suharekë, mik i afërt i Presidentit Rugova dhe pjesë e plejadës së burrave të mëdhenj që dhanë kontribut në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar ai.

“Menjëherë pasi ai shënoi fitore në Suharekë, u qëllua pabesisht nga shkrepjet e disa keqdashësve që nuk ia donin të mirën as LDK-së, Suharekës dhe as Kosovës dhe vrasja e tij ishte mënyra e vetme për ta mposhtur atë në fitoret e vazhdueshme të tij. Vrasja e tij ishte një goditje e rëndë për Kosovën dhe institucionet e saj”, tha tutje Mustafa.

“Ukë Bytyçin do ta kujtojmë përherë si pishtar i demokracisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.  Edhe pse kanë kaluar 18 vite nga vrasja e pabesë e tij, mbetet dhimbja e madhe jo vetëm për familjen Bytyçi, por edhe për LDK-në dhe gjithë Kosovën, që humbi burrin e madh të Suharekës, liderin e përmasave kombëtare, Ukë Bytyçin”, tha ai.

(Kosova Sot Online)