Të dhëna tronditëse: Ka gra kosovare që janë aktive në luftime

  • A.P /
  • 27 tetor 2020 - 22:25
Të dhëna tronditëse: Ka gra kosovare që janë aktive në luftime

Në emisionon ‘Open’, sonte po diskutohet për kthimin e fëmijëve nga Siria, ku një nga çështjet për të cilat u debatua ishte se pse disa shqiptarë në kamp refuzuan të kthehen.

Në studio u Indrit Doda, shef i operacioneve antiterrorizëm dhe gazetari Taulant Kopliku folën se si disa nga gratë janë radikalizuar dhe ndikojnë dhe te të tjerat. Madje shumë prej tyre u është thënë se nëse do kthen në Shqipëri do jetë më keq.

Doda: Këta që ne kemi intervistuar ,s’ka datë se kur mund të vijnë por do vijnë shumë shpejt. Ka disa shqiptarë që i janë fshehur kërkimeve tona. Mendoj se është si pasojë e radikalizimit të tyre dhe kur janë nisur por gjatë qëndrimit në kamp.

Taulant Kopliku: Duhet theksuar se gratë që kanë shkuar atje, nuk është se të gjitha janë nisur me vullnetin e tyre. Pra fjala e burrit është ligj por dhe mungesë informacioni për atë se çfarë ndodhte atje.

Në momentin që janë përballur me realitetin, dhe rezultati dihet. Mes tyre, sidomos mes grave kosovare dhe maqedonase ka nga ato që janë aktive në forcat e armatosura të ISIS. Forcat kurde që administrojnë kampin janë shumë të dhënë për të investiguar secilin prej tyre.

Unë kam informacion, por nuk di sa i saktë është, që janë 6 gra që kanë krijuar grup dhe kanë marrë Evën dhe janë larguar, mes tyre dhe gruaja e terroristit Almir Dacit.

Doda: Di që ka një informacion të rreme dhe brenda kampit që gratë do transferohen në kampin Roxh. Kjo ndodh sepse dikush aty që kampi roxh është më strikt por më i sistemuar.Problemi është që në Al Hol mbase gëzojnë liri në disa aspekte por në kampin Roxh është ndryshe.

Kopliku: Gratë që janë radikale, kërkojnë të tërheqin pas vetes gra dhe vajza të reja.

(Kosova Sot Online)