Flet Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit të Shtetit, thotë se buxheti i Kosovës është i sigurt

  • A.P /
  • 27 October 2020 - 21:48
Flet Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit të Shtetit, thotë se buxheti i Kosovës është i sigurt

Ahmet Ismaili, Drejtor i Përgjithshëm i Thesarit të Shtetit, ka deklaruar se buxheti i Republikës së Kosovës është i sigurt, pavarësisht se ditë më parë nga ky thesar u vodhën 2.1 milionë euro.

“Nga të gjitha vlerësimet, mund t’iu sigurojë se sistemi i financave publike është i sigurt dhe nuk ka kercenim. Ky ishte nga sulm i brendshem, keqperdorim, perkatesisht tejkalim i të gjitha autorizimeve. Buxheti i Republikës së Kosovës është i sigurt”, deklaroi Ismaili.

Tutje, ai ka sqaruar proceduralisht transaksionimin e 2.1 milionë eurove.

“Rasti në fjalë është i një natyre krejtësisht të paparashikueshme. Nga tre zyrtarët që kanë qenë në Thesar, që kanë pasur detyrë krijimin e përdoruesve për nevoja të organizatave. Sipas të gjitha të dhënave që kemi në dispozicion, del që janë keqpërdorur të gjitha këto autorizime. Këto drejta janë përdorur në atë masë, sa që është krijuar user i pavërtetë, kur ka mbërri te zyrtari çertifikues, i cili është njeriu i fundit, kur ka mbërri tek ky nivel, ka hy dhe ka punuar sikur të jetë ky zyrtar”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm ka potencuar se llogaria e zyrtarit çertifikues që nuk po e ushtronte më detyrën ishte pika e dobët e gjithë procesit të vjedhjes.

“Po të mbyllej qasja e zyrtarit çertifikues, i cili nuk e ushtronte më këtë funksion, me gjasë ky veprim nuk do të kish mundur të kryhet”.

(Kosova Sot Online)