Matoshi për aktet terroriste të vrasjeve në Francë: Primitivët janë ngritur kundër përparimit

  • A.P /
  • 29 October 2020 - 16:08
Matoshi për aktet terroriste të vrasjeve në Francë: Primitivët janë ngritur kundër përparimit

Publicisti i njohur Halil Matoshi i cili aktualisht mban postimin e Zëvendësministrit për Kulturë rinië dhe Sport ka reaguar edhe akteve të sotme terroriste në Francë ku një fundamentalist islamik vrau tre persona. Matoshi ka thënë se nga tragjedia e Nicës është i mërzitur populli i Kosovës që para dy dekadash kërkoi shpëtim tek Perëndimi.

Matoshi ka shkruar se “kushdo (edhe në truallin e Kosovës) që e përjeton islamin si fe të paqes, duhet të ngritet kundër këtij manifestimi egërshan të fesë për qëllime fashiste”.

Postimi i plotë i Matoshit

Viva La France!

 

1.

Aktet deshpëruese të terrorit të ndërlidhuna me islamin politik dëshmojnë superioritetin e Perëndimit në të gjitha aspektet e jetës njerëzore!

2.

Nga tragjedia e Nicës nuk është e mërzitun  vetëm Franca porse ndihet shpirtërisht i lënduar tërë populli i Kosovës, i cili, më 1999 kërkoi shpëtim nga dhe në Perëndim (dhe Francë) dhe jo në dhe nga Lindja!

3.

Terrorizmi i primë nga islami politik si tendencë kundër qytetërimit Perëndimor, ndonëse i merr në qafë aktualisht qytetarët e rëndomtë, në thelb është rebelim i njerëzve primitivë kundër modernizimit e përparimit të shoqërisë njerëzore, sëkëndejmi, ideologjia që e ushqen terrorizmin është humbëse supreme dhe e padiskutueshme.

4.

Perëndimi do të dalë kurdoherë fitues mbi egërsinë dhe prapambetjën, sepse fitoren ia garanton para së gjithash humanizmi siperan dhe fuqia morale e kulturore!

5.

Kushdo (edhe në truallin e Kosovës) që e përjeton islamin si fe të paqes, duhet të ngritet kundër këtij manifestimi egërshan të fesë për qëllime fashiste.

Zoti nuk është aleat i kriminelëve me thika në duar!

Zoti i jep fuqinë anës së drejtë në histori!

(Kosova Sot Online)