Ish-kryeministri i vendit me shumicë islame: Myslimanët kanë të drejtë të vrasin miliona francezë

  • A.P /
  • 29 October 2020 - 16:02
Ish-kryeministri i vendit me shumicë islame: Myslimanët kanë të drejtë të vrasin miliona francezë

Ish-kryeministri i Malajzisë, shtet që ka shumicë myslimane, ka nxitur reagime të ashpra pasi tha se myslimanët kanë të drejtë të vrasin miliona francezë për shkak të masakrave të së kaluarës.

Përmes një vargu postimesh në Twitter, që i publikoi pak orë pas sulmit në Francë, Mahathir Mohamad, 95 vjeç, e kritikoi presidentin francez, Emanuel Makron, ndërsa Francën e akuzoi se ka histori të masakrave.

“Makroni nuk po tregon që është i civilizuar. Ai është shumë primitiv që po i fajëson fenë islame dhe myslimanët për vrasjen dhe fyerjen e mësuesit. Kjo nuk është brenda mësimeve të Islamit”, shkroi ai.

“Por në kundërshtim me religjionin e deklaruar, njerëzit e zemëruar vrasin. Në rrjedhën e historisë, francezët kanë vrarë miliona njerëz. Shumë prej tyre ishin myslimanë. Myslimanët kanë të drejtë të jenë të zemëruar dhe të vrasin miliona francezë për masakrat në të kaluarën”, shkruhet në postimit e politikanit të moshuar.

Sipas tij, pasi presidenti francez i fajësoi të gjithë myslimanët dhe fenë e tyre për atë që ka bërë një person i zemëruar, myslimanët kanë të drejtë që t’i ndëshkojnë francezët.

Ndryshe, sulmi me thikë në Nice, që ndodhi në mëngjesin e së enjtes, i la tre të vdekur dhe disa të plagosur. Raportohet se dy viktimave u është hequr koka nga sulmuesi që është plagosur dhe arrestuar nga policia. Autoritetet besojnë se ky akt i plotëson kushtet për t’u cilësuar sulm terrorist.

(Kosova Sot Online)