Sejdiu: Politika ka degraduar, kjo është legjislatura më e dobët

  • A.P /
  • 29 October 2020 - 23:35
Sejdiu: Politika ka degraduar, kjo është legjislatura më e dobët

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka thënë se kjo është legjislatura më e dobët në histori të Kosovës.

“Gjithmonë them se nuk ka ku shkon më poshtë. Kështu kam menduar edhe në fillim të punës së kësaj legjislature. Politika ka degraduar”, thotë ai.

“Kam bërë një tërheqje taktike, të themi. Atmosfera politike është toksike. Një njeri me parime e ka problem me gjet vetën në këtë ambient. Partitë nuk kanë besnikëri ndaj idealeve dhe premtimeve ndaj elektoratit”, shton ai.

(Kosova Sot Online)