Ndërron jetë zyrtari i Komunës së Vushtrrisë

  • A.P /
  • 29 tetor 2020 - 23:12
Ndërron jetë zyrtari i Komunës së Vushtrrisë

Ka ndërruar jetë zyrtari i Komunës së Vushtrrisë, Emin Ibishi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, i cili tha se nesër do të mbahet mbledhja komerative në Komunën e Vushtrrisë.

“Shumë i trishtueshëm lajmi i ndarjes nga jeta të kolegut Emin Ibishi, punëtorin dhe artistin e përkushtuar e të veçantë që kishte Komuna e Vushtrrisë.Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe kolegëve. Nesër në ora 11:00, mbledhja komemorative në Komunën e Vushtrrisë”, shkroi Tahiri në Facebook. 

(Kosova Sot Online)